Ursula von der Leyen vjen sot në Tiranë, takim me Begajn dhe Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë duke shënuar pikënisjen e turit të saj ballkanik.

Ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku me këtë të fundit do të ketë edhe një konferencë për shtyp në orën 17:30.

Më 1 tetor, presidentja vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmbyllja e turneut do të jetë të premten ku në Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen do të takojë presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje.

Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit.

Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?