“Ushqehemi” nga bota/ Importuam 54.9 mld lekë produkte bujqësore në 5 muaj

Shqipëria ka importuar 54.9 miliardë lekë produkte bujqësore, blegtorale  dhe agroindustriale në 5 muajt e parë të vitit. Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë importet janë rritur me 19.4 për qind, duke bërë që të jenë 3.7 herë më të larta se eksportet. Kontributin kryesor  në rritje për këtë periudhë e ka dhënë blegtoria. Sa i përket të dhënave totale,  vendi ynë importon më së shumti produkte agroindustriale, në vlerën e rreth 28.1 miliardë lekëve, më pas  renditen produktet bujqësore dhe peshkimi, me rreth 11.1 miliardë lekë.

Ndërsa sasi dhe vlerë më të vogël zënë produktet blegtorale me me rreth 4.5 miliardë lekë. Pavarësisht se vendi ynë është bujqësor-industrial, duket se vijojmë të jemi të varur masivisht nga importet. Politikat e zbehta mbështetëse ndaj këtij sektori, informaliteti i lartë, parcelizimi dhe problemet me pronësinë mbi tokën kanë bërë që bujqësia të mos zhvillohet me vrullin e nevojshëm dhe potencialin që ofron.

SHKARKO APP