Ushqimet që ju sjellin humorin

Në ndryshimin e stinëve mund të ndjeheni pak të plogësht, me pak energji dhe jo me humorin e duhur. Për të fituar vitalitetin dhe mirëqënien një ndihmë e mirë vjen dhe nga tavolina, falë një sërë ushqimesh që përmbajnë dhe stimulojnë prodhimin e substancave që favorizojnë mirëqënien dhe qetësinë. Një humor i mirë ndërtohet edhe me dietë.

Çështje kimike

Mes shumë substancave që veprojnë në trurin tonë, dy janë veçanërisht të nevojshme për humorin; dopamina dhe serotonina. Dopamina është neurotransmetuesi që verpon në rregullimin e kënaqësisë, dashurisë dhe stimujve që prodhojnë mekanizmat e motivimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dopamina sintetizohet falë dy aminoacideve, tirosinës dhe fenilalanina. Kjo e fundit nuk prodhohet nga trupi jonë, pra duhet ta marrim nga jashë, për shembull nga ushqimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seretonina është në fakt hormoni i qetësisë dhe qëndra e rregullimit të humorit. Sintetizohet duke nisur nga aminoacidi triptofan, nga i cili varet dhe prodhimi i një tjetër hormoni të rëndësishëm, melatonina, që rregullon rritmin gjumë-zgjuar. Për të aktivizuar këtë mekanizëm janë të nevojshëm karbohidratet pasi stimulojnë prodhimin e insulinës, që lehtëson transportin e triptofanit dhe transformimin e tij në serotoninë.

Omega 3

Janë një mirësi e vërtetë, favorizojnë shëndetin e zemrës, reduktojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe të ndihmojnë në kontrollin e hipertensionit. Këto acide yndyrore kanë një efekt të rëndësishëm edhe në humor dhe janë të nevojshme për të luftuar depresionin.

Vitaminat

Të kesh një nivel optimal vitaminash është e rëndësishme për një shëndet dhe fizik të mirë. Këto substanca, përveç të tjerash, hyjnë në mekanizmin e transformimit të triptofanit në serotoninë.

Nisur nga këto të dhëna ushqimet që na ndihmojnë për një humor të mirë janë tërshëra, drithërat integrale, veza, peshku, frutat, frutat e thata, perimet, sidomos perimet me ngjyrë jeshile, farërat, në veçanti ato të lulediellit dhe lirit, çokollata fondente dhe mjalti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?