Vajza anoreksike shpallet kampione bodybuilding

Një vajzë e cila ishte në prag të vdekjes pasi kishte rënë në peshë 25 kg, në vetëm 18 muaj ka arritur të bëhet kampione në bodybuilding.

Ajo  ka zhvilluar një betejë 16-vjeçare me ç’rregullimin e ushqimit dhe arriti ta fitojë këtë betejë vetëm pasi  ktheu fokusin e saj tek peshëngritja duke bërë një transformim të pabesueshëm. 24 vjeçarja është shpallur kampione në kategorinë trupave më të mirë të transformuar në Kampionatin “Pure Elite’s” në Bitaninë e Madhe, fundjavën e kaluar.

Në moshën 16 vjecare, Nicholas jo filloi të humbiste kalori dhe u bë anoreksike, ajo filloi të refuzonte ushqimin dhe të pinte pak ujë. Flokët e saj filluan të binin dhe kishte dhimbje të vazhdueshme.

Ajo iu nënshtrua kujdesit intensiv mjeksor dhe mjekët i thanë prindërve të saj që t’i jepnin lamtumirën pasi organet e saj jetësore po pushonin së funksionuari. Por pas një qëndrimi prej 3 javësh në spital, ku ajo e merrte ushqimin nëpërmjet tubave ajo arriti të mbijetojë mrekullisht.

SHKARKO APP