Vajza e Bregut “bëhet gazetare” dhe pyet deputeten: Si ndihesh sot? (VIDEO)

Edhe pse situata politike është në kulmin e zgjedhjeve parlamentare dhe debatit që po shoqëron këtë proces, deputetja demokratike Majlinda Bregu sot feston ditën e lindjes. Deputetja e ka kaluar në shoqërinë e familjes dhe me disa postime në rrjete sociale.

Ish-Ministrja e Integrimit, feston 43 vjetorin dhe nuk e ka problem ta tregojë moshën, ku vetë shprehet se: “43 më mirë se 23”

Por pjesa më e bukur është një video në rrjetin social Instagram të deputetes, e postuar në “InstaStory”. Aty deputetja kritike e kreut të PD-së, shfaqet me lule në dorë dhe në sfond dëgjohet zëri i vajzës së saj, Kejdës, që në këtë rast ka marrë rolin e gazetares dhe interviston nënën e saj.

Bregu shkruan: Ja dhe Kejda që më merr në intervistë.

Pjesë nga intervista:

Kejda: Si ndihesh sot?

Bregu: Ndihem e mrekulluar, nuk kisha parë ditë më të bukur.

Kejda: Faleminderit!

Bregu: Ju lutem!

https://www.instagram.com/p/BURUgwClv1o/?taken-by=m.bregu&hl=en

SHKARKO APP