Vajza e Topallit për politikanët: Të gatshëm të tradhtojnë për një karrige
Situata politike në vend e cila kërkon zgjidhje, për vajzën e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, arrihet kur të mos ketë politikanë që tradhtojnë për gjithçka.
Megi Topalli, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet e zhgënjyer nga politika. Për këtë situatë ajo ka përdorur një shprehje në anglisht flet për politikanë dhe burra shteti.
“Ndryshimi midis një politikani dhe një burrë shteti është se politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti mendon për gjeneratën e ardhshme”,- shkruan Megi.
Më tej Megi ka nënvizuar se:” Shqipëria, për fatin tonë të keq ka kaq shumë politikanë pa ideale, që janë të gatshëm të tradhtojnë gjithçka dhe gjithkënd vetëm për të përfituar ose ruajtur një karrige”.
Statusi i Megi Topallit
James Freeman Clarke, ka thënë: “The difference between a politician and a statesman is that a politician thinks about the next election while the statesman thinks about the next generation”. (Ndryshimi midis një politikani dhe një burrë shteti është se politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti mendon për gjeneratën e ardhshme)
Shqipëria, për fatin tone te keq ka kaq shume politikane. Politikanë pa kurse politike as ideale, politikanë që janë te gatshëm të tradhtojnë gjithçka dhe gjithkënd.
Madje dhe veten. Vetëm për të përfituar ose ruajtur një karrige. Është e trishtueshme të shoh se sa pak vlen besimi që i kanë dhënë shqiptarët politikanëve tonë dhe për sa pak ai shitet dhe tradhtohet.
Është e dhimbshme… Do doja dhe shpresoja që kjo herët a vonë do të ndryshojë.