Vajza e varur prej 11 vjetësh nga pornografia, tani në terapi!

 

Nuk është problem për njerëzit vetëm varësia nga alkooli, droga apo duhani.

Ka njerëz që vuajnë nga varësia ndaj filmave porno dhe më e fundit është një vajzë adoleshente nga Britania.   

Rebeka ka filluar të shikojë filma pornografikë që nga mosha tetëvjeçare. Kjo ka ndikuar që ajo të kërkojë dhunë edhe në marrëdhëniet me të dashur.

 Fillimisht ajo ka shikuar filma të kategorisë “vanila”, por ato më vonë janë bërë “hardcore”, duke e bërë atë të shikojnë pornografi, çdo ditë e më të fortë.

Kjo ka ndikuar që ajo të kërkojë dhunë edhe në marrëdhëniet me të dashur.

Adoleshentja 19-vjeçare, ka thënë se u ka kërkuar të dashurve ta qëllojnë, kapin për fyti dhe ta rrahin.

“Të gjithë kanë qenë të gatshëm t’i bëjnë këto. Por, më vonë e shihja se jam në një lidhje, ku vetëm po më shkaktohet dhunë, ndërsa nuk po më jepet dashuri” ka thënë Rebeka.

Vajza që nuk preferon ta tregojë mbiemrin, por është në terapi psikologjike, për të hequr varësinë e saj 11-vjeçare ndaj pornografisë.

SHKARKO APP