Vajza, hiqni dorë nga ky lloj make up-i

Trendet e make up-it ndryshojnë çdo sezon. Vajzat duhet të tregohen të kujdesshme dhe të përdorin trendet më të fundit, në qoftë se dëshirojnë që të duken sa më mirë.

Dikur të gjitha vajzat kanë përdorur disa truke të cilat ishin shumë “in”, por ka ardhur koha që të hiqni dorë prej tyre. Më poshtë do të gjeni disa prej trukeve që nuk duhet të përdorni në këtë periudhë.

“Smokey eyes” të theksuara

“Smokey Eyes” kanë dalë nga moda dhe madje është një truk i cili nuk ju tregon aspak natyrale, madje dukeni agresive.

Buzëkuqi jashtë kontureve të buzës

Ju keni bërë buzëkuq jashtë kontureve të buzës në mënyrë që buzët tuaja të duken më të plota. Por kjo është diçka e gabuar, sepse ai përhapet dhe ju do të dukeni si një kloun.

Qerpikët fals

Qerpikët fals, të gjatë e ekstravagantë, përveçse janë të bezdisshëm, ju tregojnë shumë të rënduara dhe aspak natyrale.

Vetulla shumë të holla ose shumë të trasha

Ju duhet të zgjidhni një vetull normale që ju shkon, mos u mundoni as të bëni një vetull të hollë, as shumë të trashë.

Ngjyrë bronzi false

Mos tentoni të përdorni kremra për t’u dukur si të nxirë nga dielli, thjesht mbani tonin tuaj të lëkurës.

Vamp Make-up

Sy të kuq, buzë të kuqe, blush i kuq, e tmerrshme! Hiqni dorë prej make up-it vamp!

SHKARKO APP