Vajza misterioze që kërkonte Justin Bieber i kthen përgjigje këngëtarit

 

Personi që pretendon të jetë 'Cindy' postoi në Instagram të martën në darkë se ishte e tronditur nga vëmendja që mori pas publikimit të fotos së saj nga këngëtari. Vajza misterioze e Justin Bieber ka shkruar ditën e martë në mediat sociale pas një kërkimi nga të gjithë fansat e tij për të zbuluar identitetin e saj. Kanadezi kërkoi të dinte identitetin e saj pasi kishte parë një foto të vajzës që ka një ngjashmëri të madhe me modelen Irina Shayk, dhe u kërkoi ndihmë fansave të tij. Ai shkruajti tek fotografia e saj: “O Zot kush është kjo?” dhe menjëherë vërshuan mesazhet që përpiqeshin të identifikonin vajzën. Fansat i shkruan në Twitter se me shumë mundësi është një vajzë e quajtur Cindy Kimberly, e cila e ka zakon të postojë selfie në Instagramin e saj. Sipas revistes Anabel, kishte shumë pak të dhëna të tjera për vajzën e cila u dha fund spekulimeve kur një ditë më pas, shkruajti në llogarinë e saj nën emrin 'Wolfiecindy' ku deklaroi se ishte e shokuar nga polemikat për të gjetur identitetin e saj. Ajo shkruajti: “Nuk di si të merrem me këtë gjë, por unë kam vetëm llogari në Instagram dhe Tumblr kështuqë çdo gjë që njerëzit kanë gjetur është e rremë (unë kam pasur një llogari në Twitter, por e kam çaktivizuar).' Me sa besohet, e njëjta vajzë është edhe në Tumblr me emrin “wolfiecindy”, ku ka deklaruar se është 17 vjeçe. Është e dukshme që ajo është një fanse e Justin pasi më pare ka postuar video nga këngët e tij. Cindy duket se ka shumë ndjekësa në Instagram dhe Tumblr.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?