Vajza zbulon skandalin e qendrave estetike
Merve Keles nga Adanaja e Turqisë u bë lajm në mediat botërore, pasi buzët e saj u frynë shumë më tepër se sa kishte kërkuar në një qendër estestike duke e detyruar që të shkonte në spital. Por, detajet e zbuluara më pas tregojnë edhe për prapaskenat e errëta se si punojnë një pjesë e mirë e qendrave estetike që marrin përsipër shërbime të tilla, siç është mbushja e buzëve. “Kontaktova nëpërmjet internetit dhe lamë takim. Vajza që kontaktova më tha se qendra estetike ishte pushim atë ditë dhe lamë takim në shtëpi. Ndërhyrjen ma bëri në shtëpi. Më gënjeu duke thënë se kishte bërë universitet në Azerbajxhan dhe se kishte vite me këtë punë. Ja si jam katandisur”, shprehet ajo. Gruaja që mashtroi Merven tashmë ndodhet në burg dhe rrezikon pesë vite burg.