Vali Bizhga jep dorëheqjen si shefe e kabinetit të Ramës
Sipas medieve, shefja e kabinetit të kryeministrit Edi Rama ka dhënë dorëheqjen. Vali Bizhga ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ramës që nga koha kur ky i fundit drejtonte Bashkinë Tiranë. Mësohet se Rama ka vendosur shefe kabineti të vendosë Vilma Premtin. Ajo deri pak kohë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares se Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj. Premti pritet që të zyrtarizohet në këtë detyrë në ditët në vijim.
Vali Bizhga mbahet mend si zyrtare korrekte.

