VanHorn me ministren Kumbaro, ambasada e SHBA: Forcim i bashkëpunimit me Shqipërinë në arsim dhe siguri
Ambasada e Amerikës në Tiranë thotë se e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku është diskutuar mbi mënyrat e shumta të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, biseda është fokusuar në ndarjen e ekselencës dhe ekspertizës amerikane me Shqipërinë, përmes programeve dhe partneriteteve të ndryshme.
Njoftimi i plotë
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn diskutoi me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë.
Nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, te kurrikulat e reja në fushën e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë, programet tona po zhvillohen vazhdimisht për të forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mbi qëllimet e përbashkëta.
KOHA JONË SONDAZH

