Vasili: Vendimi i KLP për Markun, provë e pandëshkueshmërisë dhe korporatizmit
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të KLP për të mos marrë për bazë kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.
Anëtarët e KLP janë shprehur se kërkesa e opozitës është jashtë kompetencave të tyre dhe se ka natyrë administrative, por Vasili shprehet përmes një postimi në Facebook se KLP u vu qartë në dispozicion të pandëshkueshmërisë duke larë duart si Ponc Pilati në rastin e Arta Markut.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Vendimi i KLP për Arta Markun, provë e pandëshkueshmërisë dhe korporatizmit.
KLP u vu qartë në dispozicion të pandëshkuëshmerisë duke larë duart si Ponc Pilati në rastin e Arta Markut. Kushdo që ka pasur ndonjë iluzion për reformën në drejtësi është ky momenti që ta shuajë përfundimisht. KLP, që tregoi zell të madh të emëronte prokurore gjithëfarësh si dhe të merrte vendim për rikthim në detyrë të prokurorëve pas vendimeve të gjykatave, ju fik krejt zelli kur duhej të mbante qendrim për shkeljet e Arta Markut.
Alibia ishte se kushtetuta nuk ka parashikuar asgjë për periudhën kur inspektori i lartë i drejtësisë nuk ekziston. Bukur deri këtu.
Por në vendimin e saj KLP na tregon që Kolegji i Apelit duhet ta bëjë këtë punë.
Kur Kushtetuta s’thotë asgjë, cfarë është KLP Gjykatë Kushtetuese që bën interpretimin??
Ç’hall i madh e shtyn KLP që të japë mesazhin e pandëshkueshmërisë?
Thelbi i gjithë reformës në drejtësi ishte shembja e pandëshkueshmërisë e cila mbante në këmbë korporatizmin aq të rrezikshëm, që deformoi sistemin e drejtesise dhe qe rrenoi masivisht besimin e qytetareve tek ajo.
Vendimi i KLP për Arta Markun ishte prova më elokuente e krijimit të një korporatizmi të ri në drejtesi shumë me negativ se i pari.
Ndersa pandeshkueshmëria po konsolidohet rrezikshëm duke e minuar në themel Shtetin e së Drejtës. Ps.Lexojeni edhe vendimin e KLP dhe cdo gjë kuptohet lehte.