Vazhdon sherri për Miss Universe! Miss Gjermania: Askush nuk e votoi Miss Filipinet

 

Konkursi Miss Universe vazhdon të jetë në qendër të debatit publik në botë pas atij incidenti të hidhur.
 
Prezantuesi Steve Harvey shpalli si fituese Miss Kolumbinë, Ariandna Gutierrez, kur në fakt fituese duhej të ishte Miss Filipinet, Pia Wurtzbach.
 
Ai e korrigjoi gabimin, por ka shumë spekulime në rrjet se konkursi ka qenë i manipuluar.
 
Miss Gjermania, Sarah-Lorraine Riek, që nuk mori asnjë çmim, tha se nuk ishte e kënaqur me rezultatin.
 
“Për mua, e meritonte Miss Franca. U gëzova për Miss Kolumbinë, pasi e meritonte. Por jam habitur për Miss Filipinet. Askush nuk votoi nga ne për të. Më vjen keq ta them këtë”.

SHKARKO APP