Vdes Eugene Cernan, astronauti i fundit që eci mbi Hënë

Astronauti amerikan, Eugene Cernan, njeriu i fundit që ka ecur në Hënë, ka vdekur të hënën në moshën 82 vjeçare, njofton agjencia amerikane e hapësirës.

Cernan, i cili gjithashtu ishte një nga njerëzit e parë që ka ecur në hapësirë, ka vdekur i rrethuar nga familja, raporton për njoftimin, agjencia e lajmeve, Reuters. Cernan dhe astronauti tjetër nga anija kozmike, Apollo 17, Harrison Schmitt i janë shtuar listës së 10 astronautëve amerikanë në tërësi që kanë ecur mbi Hënë.

Udhëtimi i tij tre ditor në Hënë është realizuar në dhjetor të vitit 1972. “E dija që kisha ndryshuar gjatë atyre tre ditëve në Hënë pasi nuk i takoja më vetëm Tokës”, ka shkruar Cernan ndër të tjera në librin e tij, me titull: “Njeriu i Fundit në Hënë”. Cernan është rritur në qytetin e Çikagos, ndërsa nga NASA është pensionuar në vitin 1976.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?