Veliaj: 81.352 vende pune shtesë në sigurimet shoqërore
punësimit” në kompani të ndryshme të vendit, për të ilustruar konkretisht sektorët ku është rritur punësimi. Pas vizitës së tij në njërën nga bankat që operojnë në vend, ministri Veliaj tha se po bëjmë çmos që tregu i punësimit të zhdërvjelltësohet si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. “Nga 81.352 vendet shtesë në librin e sigurimeve shoqërore, një pjesë janë padyshim zbardhje e vendeve të punës nga ekonomia gri, të cilat janë ligjëruar duke paguar sigurimet shoqërore, një pjesë janë punësime të reja, përmes Fondit të Nxitjes së Punësimit dhe investimeve të reja në vend, kurse pjesa tjetër, rreth 20 mijë vetë, kanë përfituar nga amnistia për sigurimet shoqërore në fshat”, nënvizoi Veliaj.
Duke pasur në fokus reformën e pensioneve, ai shtoi se bizneset problematike me pagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre, do të përballen me ligjin. “Tregu i është përgjigjur energjisë pozitive që ka sjellë formula e re e pensioneve; janë zbardhur më shumë vende pune, kurse kompanitë po rriten dhe po punësojnë. Në ato raste unike, ku s’pyetet as për formulë e as për reformë, dhe ku ekziston një skllavëri moderne dhe sigurimet shoqërore vidhen, sigurisht që dikush duhet të përballet me ligjin”, tha gjithashtu ministri. Duke theksuar se këto masa po merren për të mbrojtur punëmarrësit që shfrytëzohen e punojnë si skllevër. “Pra, është fjala për të mbrojtur punëmarrësisht nga disa punëdhënës që vjedhin paratë e sigurimeve shoqërore”, deklaroi Veliaj. Nga ana tjetër, ai shtoi se po negociohet me Gjermaninë për punësimin e disa qindra infermierëve shqiptarë, duke qenë se Evropa veriore ka nevojë për të rinj që kryejnë shërbime hospitaliere. Gjithashtu, javën e ardhshme, Shqipëria pritet të lidhë marrëveshjen e pensioneve edhe me Hungarinë, nga e cila përfitojnë emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë atje.
DEKLARATA
“Tregu i është përgjigjur energjisë pozitive që ka sjellë formula e re e pensioneve; janë zbardhur më shumë vende pune, kurse kompanitë po rriten dhe po punësojnë. Në ato raste unike, ku s’pyetet as për formulë e as për reformë, dhe ku ekziston një skllavëri moderne dhe sigurimet shoqërore vidhen, sigurisht që dikush duhet të përballet me ligjin”