Veliaj: Bizneset problematike me sigurimet shoqërore, do përballen me ligjin

Po sot, ai ka pohuar gjithashtu se bizneset problematike me pagesat e sigurimeve shoqërore për punonjësit e tyre, do të përballen me ligjin.

“Tregu i është përgjigjur energjisë pozitive që ka sjellë formula e re e pensioneve; janë zbardhur më shumë vende pune, kurse kompanitë po rriten dhe po punësojnë. Në ato raste unike, ku s’pyetet as për formulë e as për reformë, dhe ku ekziston një skllavëri moderne dhe sigurimet shoqërore vidhen, sigurisht që dikush duhet të përballet me ligjin”, tha ministri Veliaj.

Ai deklaroi se këto masa po merren për të mbrojtur punëmarrësit që shfrytëzohen e punojnë si skllevër. 

SHKARKO APP