Veliaj depoziton kërkesën në Gjykatë për përjashtimin e gjyqtares

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në Gjykatë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi paraprak.

Kërkesa e depozituar në kryesekretari është regjistruar dhe do të shqyrtohet brenda afateve kohore nga gjyqtari i posaçëm Bib Ndreca. Veliaj e shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares në seancën e së hënës, ku gjyqtarja paraprake vendosi të deklarojë të mbyllur shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për vendim.

Gjatë procesit Veliaj pretendoi se nuk është njohur me të gjitha aktet e dosjes, pasi nuk i janë vënë në dispozicion. Nga ana e saj, gjyqtarja e konsideroi si mungesë vullneti të të pandehurit për të dhënë parashtrimet dhe mbylli shqyrtimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?