Veliaj folës nderi në universitetin “Grand Valley State University” në Miçigan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë fundjavë në universitetin e tij në “Grand Valley State University” në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, tashmë jo si student, por si një nga tre folësit e nderit që do të mbajnë një fjalim përpara 3 mijë studentëve në ditën e tyre të diplomimit.

Kryebashkiaku Veliaj do të ndajë me ta eksperiencën e tij të suksesshme në Shqipëri, si dhe modelin e transformimit të Tiranës gjatë dy viteve në drejtimin e Bashkisë. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Erion Veliaj vlerësohet si model suksesi nga universiteti “Grand Valley” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, ky universitet në faqen e tij zyrtare i ka bërë një vlerësim tepër pozitiv kryebashkiakut të Tiranës. Madje, në faqen e universitetit Grand Valley State, është publikuar edhe një përshkrim për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të studentëve të dalë prej këtij universiteti.

Gjithashtu, kryetari Veliaj do te zhvillojë edhe një takim me homologen e tij, kryebashkiaken e qytetit Grand Rapids, Rosalynn Bliss.

SHKARKO APP