Veliaj: Kreu i Rrogozhinës u dënua me 1 vit burg dhe vijon detyrën! Po veprohet me dy standarde

Erion Veliaj i pranishëm në seancën që po vijon në Gjykatën Kushtetuese, ndër të tjera solli edhe shembullin e kryetarit të Rrogozhinës, për të cilin tha se u dënua por vijon të jetë në detyrë, ndërsa ai vetë u fut në burg ndërkohë që ende nuk ka një vendim. Veliaj tha se po veprohet me dy standarde nga drejtësia.

“Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është dënuar me 1 vit burg dhe vazhdon kryen detyrën, unë jam i pafajshëm, i paraburgosur dhe largohem nga detyra.

Këshillë për të ardhmen, është më mirë të bësh një krim, por sa kohë vijon burgu është më mirë, apo mos të bësh asnjë krim dhe në ruajtjen e pafajësisë tënde ti paraburgosesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kush prevalon? S’ka një vendim të formës së prerë. Kemi standard të dyfishtë. Për dikë të pandehur aplikohet krimi, për dikë të dënuar duhet të presim vendimin përfundimtar”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?