Veliaj: Nano formësoi të majtën. Liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar

Erion Veliaj ka reaguar me trishtim pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si figurën që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

Postimi i plotë

Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.

Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.

Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.

U prehtë në paqe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?