
Sot mbahet seanca e radhës gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Vetë kryebashkiaku pritet të mos marrë pjesë në seancën e sotme, por do të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.
Gjithashtu, mësohet se Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, në të cilën ka shkruar të gjitha qëndrimet e tij në lidhje me zhvillimet e 24 orëve të fundit dhe takimit me ministrin Gogu.
Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues që ta lexojë në seancë shkresën me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor të saj.
Avokati Plarent Ndreca është paraqitur në GJKKO dhe në një komunikim të shkurtër me gazetarët, është shprehur: “Të shohim si do të shkojë procesi”.