Veliaj s’delegon kompetencat për Tiranën, avokati Ndreca: Po pret t’i dërgohen materialet për të firmosur

Pas heqjes së kompetencave Anuela Ristanit, Bashkia e Tiranës përballet me një situatë të pazakontë. Kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të vijojë të ushtrojë funksionet e tij përmes firmës, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Sipas avokatit të tij, Plarent Ndreca, Veliaj është në pritje të materialeve që duhet të firmosë. Nëse dokumentet nuk i dërgohen, avokati ka deklaruar se disponon prokurën për t’ia përcjellë ato për firmosje.

Ndërkohë, ende nuk është marrë një vendim nëse kompetencat do t’i delegohen njërit prej nënkryetarëve të tjerë të Bashkisë. Mungesa e një delegimi të tillë mund të sjellë vështirësi në funksionimin e përditshëm të institucionit, pasi drejtimi i Bashkisë kërkon një sërë urdhrash dhe vendimesh të vazhdueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej çështjeve më të afërta është pagesa e punonjësve të Bashkisë, e cila pritet të kryhet brenda ditës së nesërme. Situata mbetet e pazakontë për administrimin e kryeqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?