Veliaj u shkarkua nga qeveria, Sali Berisha: I kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese për të dalë nga burgu

Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kreut të Bashkisë Tiranë edhe nga Këshilli i Ministrave. Veliaj e mbante detyrën e kryebashkiakut që nga viti 2015. Që nga 10 shkurti, Veliaj mungon fizikisht në bashki pasi ndodhet në paraburgimin e Durrësit. Kreu i PD-së, Sali Berisha pretendon se ish-kryebashkiakut Erion Veliaj i është kërkuar në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu.

”Unë jam këtu për tu thënë të vërtetën shqiptarëve. Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira. Çfarë ka ndërmend t’u thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë.

Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi, por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

A mund të ja thoni ju mediave tani këtë. Ai pikërisht ka përhapur në media fjalën se unë vetëm po noterizoj, por gjen këshilltarë të çdo lloj ngjyre që mund të thonë çdo gjë, siç ju thotë ai. Ju i patë këshilltarët e bashkisë. E kam dëgjuar këto ditë ti quajnë skllevër. Jo more, e fyeni skllavin, po të krahasosh këshilltarin bashkiak të PS-së me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?