Veliu viziton policët në spital (VIDEO)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan gjatë protestës së ditës së sotme të zhvilluar para Parlamentit të Shqipërisë, ku protestuesit ushtruan dhunë duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.
Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.
Më pas Drejtor i i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.