Vëllezër që janë terroristë: Pse kaq shumë?
Nga Jennifer Viegas*
Autoritetet belge thanë se Khalid El Bakraui, 27-vjeç, hodhi veten në erë në metronë e kryeqytetit Bruksel, ndërsa vëllai i tij 30-vjeçari Ibrahim shpërtheu një bombë në aeroportin e qytetit. Nga gjenetika tek jeta në shtëpi, duket se gjenden një numër faktorësh që i bëjnë disa vëllezër të pritur për sjellje të dhunshme.
Prandaj s’mund të jetë rastësi që dy vëllezërit janë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmet terroriste në Belgjikë. Kjo pasi edhe grupe të tjera vëllezërish, janë identifikuar më herët si terroristë. Disa nga shembuj përfshijnë Xhokar Carnaevin dhe vëllain e tij të vrarë, Tamerlan Carnaev, të shpallur fajtorë për bombardimin në Maratonën e Bostonit, dhe vëllezërit Said dhe Sherif Kuashi për vrasjen e 12 personave në zyrat e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në Paris janarin e vitit të shkuar . “Ka faktorë të shumtë që kontribuojnë tek vrasjet e lidhura me terrorizmin”, duke përfshirë ato neurobiologjikë, të personalitetit, faktorë socialë dhe kulturorë”- shprehet për “Discovery News” Robert Hanlon neuropsikolog në UniversitetitVeriperëndimor dhe Shkollën e Mjekësisë Feinberg.
“Një vëlla është zakonisht një karakter i fortë dhe udhëheqës i të dyve. Vëllai tjetër është një ndjekës dhe ndikohet tepër nga vëllaiudhëheqës. Ithtari dëshiron të kënaqë liderin dhe fitojë respektin e këtij të fundit”. Hanlon shtoi se çifte njerëzisht me këtë lidhje familjare kanë tendencë të jenë në shumicë meshkuj, dhe që kryejnë 90 për qind të vrasjeve çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për shkak të dallimeve biologjike, psikologjike dhe sociozhvillimore ndërmjet gjinive, meshkujt janë shumë më të dhunshëm sesa femrat”- thekson ai. Përveç dueteve terroriste, ka edhe një numër të vrasësish serialë të cilët janë vëllezër, si Pit dhe Pat Bondurant, Lerri dhe Deni Rejns dhe Rexhinald dhe Xhonatan Ker, vetëm sa për të përmendur disa. Terrorizmi është një nënlloj i dhunës që siç tregon Hanlon, mund të ketë ndikime të shumta nxitëse. Neuroshkencëtari Xheremi Riçman i Fondacionit Aviel shtoi: ”E gjithë sjellja jonë ka edhe një komponent gjenetik dhe mjedisor, ato s’mund të ndahen nga njëra-tjetra”. Kohët e fundit janë zbuluar dy gjene që rrisin me 13 herë rrezikun e një personi për sjellje të dhunshme:MAOA dhe CDH13. Studimi është udhëhequr nga Jari Tiihonen, profesor në Departamentin e Neuroshkencës Klinike në Institutin Karolinska në Suedi. Ai vë në dukje se meshkujt kanë më shumë gjasa se sa gratë të kenë të dyja gjenet. “Përderisa MAOA gjendet i vendosur tek kromozomi X, meshkujt kanë vetëm një kopje të gjenit dhe gratë kanë dy kopje”- shprehet Tiihonen, dhe kjo për shkak se femrat kanë dy kromozome X.
“Prandaj, femrat mund të kenë një alele (formë alternative e një gjeni që lind nga mutacioni) me aktivitet të ulët, dhe një tjetër me aktivitet të lartë-, por në qoftë se meshkujt kanë një alel me aktivitet të ulët, ata s’mund të ketë një tjetër alele për të funksionuar në mënyrë më efikase, pasi ata kanë vetëm një kopje të gjenit”.
Vrasësit gjenetikisht të predispozuar për të vrarë Është pra e mundur që gjenet të cilat transmetohen në linjë familjare, të prekin kryesisht meshkujt. Një studim i ardhshëm mbi binjakët, i cili do të publikohet në gazetën “Psikologjia Biologjike”, zbuloi se disa meshkuj, madje që në moshën e fëmijërisë, kanë një “gjendje të ulët të zgjimit në tru”, çka mund të kërkojnë aktivitete me rrezikshmëri të lartë dhe me një nivel më të madh eksitimi “për të mbërritur nivelin e zgjimit që përjeton normalisht truri gjatë përvojave”.
Ndërkaq, disa studime kanë zbuluar se mjedisi në të cilin rriten fëmijët, mund të ketë një ndikim të thellë mbi mënyrën sesi truri i tyre përpunon informacionin. Për shembull, Mikela Shraid, nga Universiteti i Bukureshtit, Fakulteti i Psikologjisë dhe Shkencave të Edukimit, ka zbuluar se fëmijët që rriten në familje të paqëndrueshme, duke përfshirë edhe ata të abuzuar, mund të bëhen të pandjeshëm ndaj dhunës në nivelin e nënndërgjegjes. Ata shpesh janë të paprekur emocionalisht kur janë dëshmitarë të akteve të tmerrshme, siç është prerja së kokave, të cilat në raste të tjera shqetësojnë fëmijët që e identifikojnë atë skenë me viktimat. Besimet fetare të një familje, edhe pse është përmendur shpesh në media se luajnë një rol tek aktet terroriste të vëllezërve, janë përfshirë në mënyrë të gabuar”- mendon Hanlon.
“Shumë vrasës të orientuar nga terrori janë të predispozuar për dhunë, si rezultat i personalitetit të tyre (p.sh psikopatët antisocialë). Për shkak të personaliteteve të tyre antisociale, ata kërkojnë të bëhen pjesë e organizatave terroriste, me të cilat ata mund të identiꛑ䏋kohen. Pastaj, tendencat e tyre antisociale dhe të dhunshme, përforcohen nga udhëheqësit e organizatave terroriste ,dhe ata janë të motivuar për të vrarë për shkak të organizatës”- tha ai. Hanlon shton ndërkaq se “feja dhe besimet fetare, luajnë një rol shumë të vogël tek vrasjet elidhura me terrorizimin”. “Feja është përdorur si një justifikim nga ana e vrasësve për të vrarë”- thotë ai.
“News Discovery” – bota.al