Vendimi i Presidentit për Cakajn, reagon Haradinaj: Metën e kam shumë mik, por…

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dashur të përfshihet në debatin e brendshëm të politikës shqiptare lidhur me kandidaturën e ministrit te Jashtëm, pavarësisht se Gent Cakaj vjen nga Prishtina.

“Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën. Por me komentua një vendim të tillë jo”, tha Haradinaj, duke iu përgjigjur interesit të medias.

Ilir Meta dekretoi Besa Shahinin si ministre të Arsimit, e cila vjen nga Kosova, por refuzoi ta dekretonte Cakajn si kryediplomat. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka shkaktuar një konflikt të hapur mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?