Vendimi nga Kushtetuesja, Sejamini: KQZ e detyruar të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Analisti Neritan Sejamini, thotë se KQZ-ja duhet të ndërpresë çdo përgatitje për zgjedhjet e Tiranës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begajt.

Për të KQZ-ja nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim elektoral për kryeqytetin, është përballja e Veliajt me drejtësinë, pas ankimit të bërë nga ai për shkarkimin e tij si kryebashkiak. Sipas tij, derisa të merret vendimi përfundimtar i Kushtetueses pas ankimit të Veliajt, Tirana ngelet me kryetar bashkie të komanduar.

”Nuk bëhen dot zgjedhje më datë 9, sepse nuk është më vullneti i askujt por i KQZ-së. KQZ-ja sot është e bllokuar, nuk bën dot asnjë veprim për zgjedhje. Gjithmonë Tirana. Tani, zgjedhjet kanë afate. Afati i fundit për regjistrimin e partive politike, të kandidatëve, të komisionerëve, të të gjithave. Sot, megjithëse janë shpallur tre kandidatë, ligjerisht asnjë nuk është i regjistruar. Tani, këto afate bien të gjitha se KQZ-ja nuk bën dot asgjë deri me datë 31 tetor. Kështu që zgjedhjet janë automatikisht të pabëshme”, tha Sejamini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?