Vengu: Forcat e emergjencës dhe ushtria në terren për të siguruar qytetarët gjatë reshjeve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi sot se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’u përballur me situatën e krijuar nga reshjet e vrullshme të ditëve të fundit në vend.
Sipas ministrit, operacionet zhvillohen në bashkëpunim me prefekturat, strukturat vendore dhe institucionet qendrore, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimin e çdo problematike të shkaktuar nga moti i keq.
“Bashkë dhe gati, në çdo cep të Shqipërisë për përballimin e reshjeve të vrullshme të ditëve të fundit,” deklaroi Vengu në rrjetet sociale.
Ekipet në terren po punojnë për: Ruajtjen, pastrimin dhe lirimin e infrastrukturës parandaluese; Mbajtjen nën kontroll të zonave me risk të shtuar;
Sigurimin e komunikimit të vazhdueshëm me komunitetet lokale dhe banorët e zonave të prekura.
Ministri theksoi se siguria e qytetarëve mbetet prioritet absolut, duke nënvizuar angazhimin e plotë të skuadrave të emergjencave dhe ushtrisë për menaxhim efikas të situatës dhe për të minimizar pasojat e reshjeve.
KOHA JONË SONDAZH

