Vengu: Prodhimi i dronëve pritet të nisë në shkurt. Së shpejti, blejmë e 4 avionëve zjarrfikës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria pritet të nisë në muajin shkurt prodhimin e dronëve.

“Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin ku zbatues është Elbit nga pala izraelite dhe Kayo nga pala shqiptare, kemi tre cështje bashkëpunimi. Është nënshkruar vetëm një kontratë, sa i përket kapaciteteve të dronëve luftarakë dhe sistemeve antidron. Bëhet fjalë për një kontratë që kap vlerën 30 milionë euro. Po investimojmë në ato komponentë që i gjykojmë esencialë për momentin ndaj edhe kemi këtë kontratë për momentin.

Presim për uniformat para fundit të këtij 6 mujori, sistemet dron fillojnë prodhimin në shkurt, sistemet antidron presim të finalizohen para fundit të këtij viti”, tha Vengu ndërsa shtoi se synimi afatmesëm, i dikasterit që drejton është blerja e 4 avionëve zjarrfikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?