Vengu: Rritje pagash dhe investime në ushtri, prioritet i buxhetit 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi sot se buxheti i mbrojtjes për vitin 2026 parashikon rritje të pagave të ushtarakëve dhe modernizim të Forcave të Armatosura.

Në seancën plenare të Kuvendit, ku po diskutohet projekt-buxheti 2026 dhe Paketa Fiskale, Vengu deklaroi se buxheti synon forcimin e emergjencave civile, rritjen e kontributit në NATO dhe sigurinë rajonale, si dhe ri-ndërtimin e industrisë ushtarake.

Sipas tij, buxheti i mbrojtjes për vitin 2026 shënon një rritje prej 12% krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 58.9 miliardë lekë, ose 2.12% të prodhimit të brendshëm bruto.

Swiss Digital Desktop Reklama

“13 miliardë lekë shkojnë për paga më të larta të ushtarakëve. Ashtu si rrisim pagat minimale dhe ato të administratës, vazhdojmë me ushtarakët për të arritur mesataren e NATO-s sipas projeksionit për 2029-ën”, tha Vengu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai njoftoi gjithashtu se për herë të parë financohet statusi i ri i ushtarakut, një kërkesë e më shumë se dy dekadave për ata në rezervë ose në lirim.

Buxheti i 2026-ës synon edhe rekrutimin më të gjerë dhe cilësor, duke mbështetur programet për rritjen e numrit të rekrutëve. “Shifra rekord e 721 rekrutëve të rinj në 2025-ën do të mbështetet financiarisht për të garantuar një rekrutim sa më cilësor në të ardhmen”, theksoi ministri.

Vengu theksoi gjithashtu rëndësinë e lidhjes së rinisë me Forcat e Armatosura dhe të kujtesës historike, duke përmendur planin kombëtar për rehabilitimin e Varrezave të Dëshmorëve dhe ruajtjen e shenjave të kujtesës kolektive në të gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?