Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër situatën e përmbytjeve në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Vengu ka inspektuar zonën e Unazës së Durrësit, një nga pikat më problematike, ku vijon puna intensive e mjeteve dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura për menaxhimin e situatës.
Gjatë inspektimit, ministri kërkoi që bashkia të angazhojë skuadra për të kryer konstatimin e dëmeve edhe në banesat e qytetarëve që ndodhen në emigracion ose janë me pushime dhe aktualisht nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre.
Një ditë më parë, Vengu theksoi se situata në Durrës mbetet problematike, duke bërë me dije se rreth 800 banesa janë përmbytur si pasojë e reshjeve, ndërsa 180 banorë janë evakuuar për arsye sigurie. Ata janë akomoduar pranë dy kavalishencave në qytet, ku po u ofrohet ushqim dhe shërbim mjekësor.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe bashkëpunimin institucional për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura.
KOHA JONË SONDAZH

