Veprimi i kësaj gruaje i solli 27 milionë klikime

Një video e publikuar në Facebook që tregon se si një grua heq me lehtësi një rriqër nga trupi i saj duke përdorur vetëm një pikë vaji menteje, i grumbulloi më shumë se 27 milionë klikime.

Mënyra popullore duket me rezultate, pasi me anë të një veprimi të tillë largon me shpejtësi rriqrën, duke zvogëluar kështu mundësitë që ajo të ushqehet edhe më si dhe të lërë pas sëmundjet infektive, si ajo e Lyme-s. Videoja tregon se si paraziti largohet për 20 sekonda sapo i hidhet vaji i mentes.

Në rast se do të hiqej me dorë, rriqra lë në mish pjesë të saj duke u shndërruar në burim të padiskutueshëm infeksionesh, por në këtë rast ajo largohet me të gjitha “pjesët” e veta. Pavarësisht nga suksesi i dukshëm, nuk është e sigurt efektshmëria.

Dr Neeta Connally, asistent profesor i Biologjisë në Universitetin Shtetëror të Connecticut, ka thënë më parë se mbytja e rriqrave me vaj mente dhe me piper, mund t’i përkeqësojë plagët, duke shkaktuar përhapjen e sëmundjes.

/

SHKARKO APP