Vetëdorëzohet në polici autori i vr@sjes së 61-vjeçarit në Shkodër

Është vetëdorëzuar në polici në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, 29 gusht, autori i vrasjes në Dukagjin. Ndoc Maçaj është vetëdorëzuar tek forcat e rendit bashkë me armën e krimit, pasi qëlloi për vdekje 61-vjeçarin, Piro Prroni.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Maçaj ka qëlluar me armë zjarri viktimën, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta.

Pas krimit, shërbimet e policisë organizuan një operacion në terren që sot çoi në prangosjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar provat ligjore në lidhje me autorin e dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?