VIDEO/ Badigardi “tradhëton” Ramën para kamerave. Si u “zhvesh” kryeministri në kryesinë e PS

Politika përveç debateve, prodhon edhe momente gazmore, ku zyrtarët ‘lirohen’ nga kostumi zyrtar.

Emisioni “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka sjellë pamje nga zhvillimet më pikante të politikës gjatë javës, ndërsa ai që spikat më shumë është një veprim i kryeministrit.

Edi Rama pak ditë më parë ishte në një takim me të rinjtë e Kavajës, ndërsa atje u paraqit i veshur sport, me tuta dhe bluzë me kapuç. Por kthimi në Tiranë e detyroi të parin e qeverisë që t’i drejtohej selisë së PS-së ku edhe kishte thirrur mbledhjen e kryesisë për miratimin e kandidaturës së Ilir Metës për President. Por ajo çka ra në sy pasi Rama doli nga selia e PS-së ishte fakti se dilte i kollarisur, me kostum zyrtar.

Ashtu dhe siç mund ta mendojnë të gjithë është fakti se Rama nga ‘halli’ është detyruar që të ndërrohet në zyrën e tij, ku për fat të keq u nxor ‘zbuluar’ nga truproja i tij. Në kamera është filmuar truproja që ecën me shpejtësi, me disa rroba të mbledhura shuk që janë pikërisht tutat të cilat Rama i mbante veshur kur hyri në mbledhjen e kryesisë së PS. Mes momenteve gazmore spikat dhe fakti se Rama dhe truproja i tij kanë këpucët njësoj, apo dhe fakti se Zoti Ilir Meta, presidenti i ri pastron xhaketën teksa hyn në Pallatin e Kongreseve. Për më tepër shihni momentet gazmore në videon që publikon ‘BalkanWeb’.

SHKARKO APP