VIDEO/ Berisha: PPE propozon qeveri teknike për zgjedhje të ndershme dhe të lira
Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kërkuar ngritjen e një qeverie teknike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Sipas tij, raporti i një misioni faktmbledhës të PPE-së, i miratuar unanimisht në asamblenë politike të organizatës, përshkruan situatën politike në vend si problematike, duke ngritur shqetësime për ndikimin e krimit të organizuar, korrupsionin dhe përdorimin e burimeve shtetërore në proceset zgjedhore.
Në një komunikim me ndjekësit në rrjete sociale, Berisha shton se dokumenti i referohet raporteve ndërkombëtare si ato të OSBE/ODIHR dhe V-Dem, duke pretenduar se zgjedhjet në Shqipëri janë deformuar dhe nuk zhvillohen në kushte të barabarta.
Ai akuzoi qeverinë për përfshirje të strukturave në favor të partisë në pushtet dhe për dobësim të institucioneve të pavarura, përfshirë edhe parlamentin dhe gjykatat. Në këtë kontekst, ai theksoi se PPE mbështet idenë e një qeverie kujdestare apo teknike për të mundësuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke iu referuar situatës aktuale politike nën drejtimin e Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

