VIDEO/ Braçe dhe Shehaj sherr në Kuvend: E ke bërë si legen, ke kërkuar falje! Balla: Je gjobaxhi

Tensionet nuk kanë munguar në seancën plenare këtë të enjte në Kuvend. Deputeti i PS-së, Erion Braçe dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, janë përfshirë në një debat. Ishte Shehaj që e quajti Braçen ”hajdut i vogël”, një deklaratë kjo që bëri që Braçe të indinjohej dhe t’i shkonte Shehajt në vendin ku ai ishte ulur.

“Ti je hajdut i vogël”, i tha Shehaj-Braçes.

“Atë hajdutin ta kam thënë njëherë, e ke bërë si legen, ke kërkuar edhe falje”, ia ktheu Braçe-Shehajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo jo, s’të kam kërkuar falje. Je një hajdut i vogël. Je i vogël në gjithçka”, i tha Shehaj-Braçes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zoti kryetar, merr masa shkova unë te ai hajduti i vogël, apo erdhi ai te unë”, përfundoi Shehaj.

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla hodhi akuza të rënda ndaj Shehajt, të cilin e quajti gjobaxhi. “Ti je gjobaxhi. Iu turre nje biznesmeni. Njësoj siç ia ke bërë partisë tënde që i vodhe të dhënat”, i tha mes të tjerash Balla-Shehajt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?