VIDEO/ Deputetja Zhupa për ndotjen e detit në Porto Palermo: Pushuesit dolën me njolla vaji nga uji, ku janë institucionet?

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pretendon se në Porto Palermo deti është i ndotur dhe se pushuesit kanë dalë nga uji me njolla vaji në trup.

”Sot, 10 gusht! Gjendja në Porto Palermo, në mes të sezonit turistik, dhe plazhistët dalin nga deti me njolla vaji të djegur në trup! Një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, plazh publik dhe destinacion i përditshëm për dhjetëra turistë.

Pushuesit janë përballur me njolla vaji në trup pasi kanë dalë nga uji. Ku janë institucionet? Ku është Bashkia Vlorë? Ku janë kontrollet dhe reagimi ndaj ndotjes së detit? A do të ketë një reagim nga Bashkia Vlorë apo drejtuesit e saj janë me pushime diku ku deti nuk është i ndotur?!”,-shkruan Zhupa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?