Video-Foto/ Ndryshimi i shkolles “Luigj Gurakuqi” në 47 sekonda

Shkolla “Luigj Gurakuqi” është e vetmja shkollë speciale në Tiranë ku mësojnë fëmijë me aftësi të veçanta. Prej ditës së sotme ajo është vërtetë speciale edhe sa i përket standardeve dhe kushteve që ofron për të gjithë ata fëmijë që kërkojnë një trajtim të veçantë në mësimdhënie.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video ku duket qartë ndryshimi i madhë që kanë pësuar këto ambiente dhe këto vetëm në një kohë shumë të shkurtër. “Shih në 47 sekonda shkollën e re “Luigj Gurakuqi”. Dje një ishull lagështire, zaptimi dhe degradimi, sot një ishull paqeje, ngjyrash dhe hapësirash për të gjithë nevojat e këtyre fëmijëve. Kjo është Tirana e punës konkrete, jo llogjeve!”, shkroi Veliaj në facebook në komentin që shoqëron pamjet e shkollës që ishte dhe asaj që është sot.

 Për më tepër ndiqni videon:

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=RqG92JasZtI” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP