VIDEO/ Gianni Morandi pushime në Dhërmi, kryebashkiaku Tavo: Do të rikthehet sërish

Ikona e muzikës dhe artit italian, Gianni Morandi ka zgjedhur Shqipërinë për disa ditë pushime, konkretisht në Dhërmi dhe Himarë. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo zhvilloi një takim me artistin italian.

”Edhe pse është fundi i gushtit, plazhi është i mbushur plot, në Himarë dhe Dhërmi ku vijnë për pushime mijëra italianë. Sot kemi kënaqësinë që të kemi në Dhërmi për pushime legjendën Gianni Morandi, i cii ka ardhur para disa ditësh këtu, po pushon dhe është shumë i kënaqur me kushtet që ofron Shqipëria, Himara dhe Dhërmiu”,-tha Tavo.

Artisti Morandi tha se mes shqiptarëve dhe italianëve ka një lidhje të fortë. ”Ka një lidhje muzikore, pasi janë shumë të pasionuar pas muzikës që kanë dëgjuar në vitet 60’, 70’ dhe 80’. Shumë miq të mitë italianë vijnë këtu. Një mik shumë i mirë i imi, inxhinier në Bolonja më tha: shko për pushime në Shqipëri sepse është një vend shumë i bukur”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Artisti u shpreh i emocionuar për me faktin se në plazhin e Dhërmiut ka diçka të veçantë, ku mali dhe deti janë përballë njëri-tjetrit dhe kjo është diçka e mrekullueshme. ”E dëgjova mikun tim dhe ja ku jam, me bashkëshorten time dhe ajo shumë e lumtur. Besoj se do të rikthehem edhe herë të tjera, siç do rikthehen edhe shumë italianë këtu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?