VIDEO-Humor/ “Vazhdoni pa mua, por zëreni se jam këtu”, këshilla e ministres së shkarkuar

Java që lëmë pas dhe veçanërisht data 17 maj do mbahen mend gjatë jo vetëm për arritjen e marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund krizës 3 mujore politike dhe futi opozitën në zgjedhje, por edhe për batutat e shkëmbyera nga dy liderët. Ky moment pikant nuk kishte si i mungonte rubrikës humoristike të emisionit “Kjo Javë” në News 24.

 

Por sinjaleve të hedhura në derën e kryesisë së Kuvendit, kryeministri Rama i shtoi edhe një dozë humori në një takim me gratë e Korçës ku u vetëquajt Romeo, rol të cilin tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë ta bënte me Lulzim Bashën.

Swiss Digital Desktop Reklama

E si qershi mbi tortë duket të jetë këshilla që jep ministrja e shkarkuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka në një mbledhje, raporton “BalkanWeb”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhacka

Ndonëse pati një aventurë të shkurtër në krye të këtij dikasteri Xhaçka është impenjuar shumë dhe këtë e kuptojmë nga aktivitetet e ngjeshura që mund të ketë pasur, pasi ndryshe nuk mund ta justifikojmë largimin nga një takim në ministri ku thotë: “Vazhdoni në mungesën time, po zëreni se jam këtu”.

Kësaj jave të nxehtë me zhvillime politike i është shtuar edhe vapa, për shkak të së cilës të gjithë kanë filluar të mbajnë syze, siç duket kryebashkiaku Veliaj në një takim.
Veliaj

Po ashtu edhe ambasadorja Vlahutin e deputetja e PD-së Majlinda Bregu kanë kaluar tek fustanet.Bregu
vlahutin

Në mes të një dite të nxehtë duket se vapa nuk i ka bërë mirë edhe aleatit të PD-së Nard Ndokës që i zënë në befasi nga gazetarët, heq syzet e diellit dhe kërkon t’i përsëritet pyetja: “Edhe njëherë se nuk e mora vesh”,- thotë ai ndërsa qesh.Ndoka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?