VIDEO/ “I pangopuri nuk njeh kufi”, i moshuari kërkon shpërndarjen e Parlamentit: Të bëhen zgjedhje të reja

Në protestën e zhvilluar përpara Parlamentit nuk janë vetëm studentët. Mes protestuesve është edhe një qytetar i moshuar, i cili për gazetarin e ”Koha Jonë”, Daniel Muçaku shprehet se ka dalë në shesh për të mbrojtur vlerat e jetës, pronës, trashëgimisë dhe votës. “Kam dalë të mbrojmë vlerat e jetës, që janë përdhunuar, vlerat e pronës që janë përdhunuar, vlerat e trashëgimisë që janë përdhunuar, vlerën e votës që është vjedhur”, u shpreh qytetari.

I pyetur sesi mund të zgjidhet kjo situatë, ai kërkoi shpërndarjen e Parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Sipas tij, procesi duhet të shoqërohet edhe me një komision popullor që do të përcaktonte qartë hapat e mëtejshëm.

“Ky Parlament duhet të shkrihet, bëjnë zgjedhje të reja. Me një komision popullor që vendosi pikat mbi i, ndryshe kjo rrokullisje do të vazhdojë”, deklaroi ai. Qytetari nuk i kurseu as akuzat e forta ndaj klasës politike, të cilën e cilësoi si të pangopur dhe të motivuar nga babëzia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari: Kam dalë të mbrojmë vlerat e jetës, që janë përdhunuar, vlerat e pronës që janë përdhunuar, vlerat e trashëgimisë që janë përdhunuar, vlerën e votës që është vjedh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe si zgjidhen gjithë ato?

Qytetari: Këto zgjidhen. Ky Parlament duhet të shkrihet, bëjnë zgjedhje të reja. Me një komision popullor që vendosi pikat mbi i, ndryshe qoftë rrokatë do vazhdojë. Kjo politikë e ndyrë, e ushqyer prej djallit do të vazhdojë. Se këta nuk janë të ngopur, dhe i pangopmi, ai i babëzitmi nuk njeh kufi, nuk njeh vite. Ai mendon përjetësinë, është djall me fytyrë njeriu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?