VIDEO/ Indonezi, një krijesë e çuditshme detare zbulohet nga banorët
Në plazhin e ishullit të Seram, në Indonezi, janë gjetur mbetjet e një krijese të çuditshme detare.
Mediat lokale shkruajnë që bëhet fjalë për një kallamar gjigand, rreth 15 metra, por disa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për mbetjet e një kafshe të ngjashme me balenën.
Tani kanë nisur testet laboratorike për të gjetur se kujt specieje detare i përket trupi, transmeton repubblica.it.
Ka qenë një banor i zonës, Asrul Tuanakota, që ka zbuluar i pari trupin e kafshës. ‘Në fillim mendova se ishin mbetjet e një barke’ ka shpjeguar 37 vjeçari, ‘kur u afrua kuptova se ishte një specie detare’.