VIDEO/ Kryeministri dhe Linda Rama në pritjen zyrtare nga presidenti Erdoğan për liderët e NATO-s

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe zonja e parë, Emine Erdoğan, në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara. Rama ka ndarë pamje nga momenti i takimit me presidentin turk dhe zonjën e tij, ndërsa pas shtrëngimit të duarve, u realizua edhe fotografia e rastit. Kryeministri si dhe delegacioni shqiptar po marrin pjesë në samitin e NATO-s, që zhvillohet në Ankara me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të vendeve aleate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?