VIDEO/ Kryetarja e Bashkisë, Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme

Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini thotë se niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm. Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra. “Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Sipas Mersinit, ka qenë një punë e jashtëzakonshme e të gjitha strukturave. “Janë angazhuar 255 forca me 40 mjete që kanë ndihmuar edhe për evakuimin e banorëve dhe bagëtive. Fokusi ka qene te jetët njerëzore”, tha ajo. Ndërkohë kryebashkiakja e Vlorës njoftoi qytetarët se pritet një tjetër stuhi e fortë ere. Ajo u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Për çdo shqetësim apo situatë emergjente, të kontaktojnë shërbimet përkatëse, të cilat do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë. Prioriteti ynë mbetet shëndeti dhe siguria e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?