VIDEO/ Manastirliu takim me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin mes bashkisë, shkollës dhe familjes

Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu e ka nisur javën me një takim ku pranë saj ka pasur mësues, të cilëve iu parashtroi disa nga objektivat, ku do të fokusohet bashkia nën drejtimin e saj, me prioritet shkollat dhe modernizimin e tyre.

“Shkolla është qendra më e rëndësishme e një komuniteti. Klasa është vendi më i rëndësishëm i shkollës. Aty formohen brezat e ardhshëm. Aty sigurohet, që dija jo vetëm përçohet, por edhe përthithet, ashtu sikurse aty ne garantojmë që do të kemi qytetarë të mirë, breza të rinj të formuar dhe një vend të zhvilluar”, u shpreh ajo, teksa premtoi se bashkia do të punojë fort që marrëdhënia shkollë-familje-bashki të kthehet në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit.

“Unë besoj fort dhe jam e bindur për këtë gjë, që marrëdhënia me shkollën, familjen dhe bashkinë, duhet jo vetëm fuqizuar, por kthyer në një instrument proaktiv për zhvillimin e komunitetit. Në shkollë është gjithë energjia, jo vetëm e fëmijëve dhe juaja, është energjia e prindërve, është energjia e familjes, është energjia e komunitetit, që pret të rikthehet në dijen për fëmijët, por edhe në kënaqësi për ju si mësues”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?