VIDEO/ Ministri Gonxhja: Pas rekordit botëror në Stamboll, Kanye West më 11 korrik në Shqipëri
Këngëtari me famë botërore YE- Kanye West mblodhi rreth 118,000 spektatorë në Stamboll, Turqi, si koncerti me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e stadiumeve. Artisti deklaroi se kishte thyer rekordin botëror të audiencës për një koncert stadiumi. Pas një prej netëve më të mëdha të karrierës së tij, rrugëtimi vazhdon në Hollandë, Gjeorgji e drejt Shqipërisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kujtoi edhe një herë për artdashësit, koncertin West në Tiranë. ”Më 11 korrik 2026, Tirana bëhet skena e botës me një super-spektakël të standardeve globale që pritet të mbledhë mijëra fansa nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, në Eagle Stadium”, tha Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
Koncerti i YE-Kanye West do ta kthejë Tiranën në epiqendrën evropiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një superproduksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të parë më parë në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

