VIDEO/ Ministri Gonxhja: Projekti i Teatrit të ri Kombëtar në fazën e realizimit ndërtimor
Projekti për Teatrin e Ri Kombëtar ka hyrë tashmë në etapën e realizmit ndërtimor ndërsa punimet vazhdojnë me intensitet pas hedhjes së themeleve.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi se pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën.
Sipas tij, Teatri i Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG, po ngrihet si një nga teatrot më të bukur dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Godina e re e Teatrit Kombëtar po merr formë në vendin ku ngrihej teatri i vjetër. Sipas projektit, ndërtesa është ndarë në dy pjesë: një për aktorët dhe administratën, dhe një tjetër për publikun.
Teatri i Ri Kombëtar do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, por pritet të hyjë në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Evropë. Ky teatër dita-ditës po ngrihet si vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të artit dhe arkitekturës bashkëkohore.
KOHA JONË SONDAZH

