VIDEO/ Ministri Jaupaj: Mbetjet nuk duhet vetëm të largohen, por të menaxhohen siç duhet

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka bërë të ditur se qeveria po vijon investimet për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në të gjithë vendin, me fokus te kompostimi, rehabilitimi i venddepozitimeve dhe zhvillimi i infrastrukturës së re.

Përmes një reagimi, Jaupaj thekson se mbetjet nuk duhet të trajtohen thjesht si diçka që duhet larguar, por si një çështje që kërkon menaxhim të qëndrueshëm dhe modern. “Mbetjet nuk duhet vetëm të largohen, por të menaxhohen siç duhet”, shprehet ministri.

Sipas tij, investimet përfshijnë ngritjen e qendrave të reja të kompostimit në Kukës, Lezhë, Gramsh dhe Shkodër, ndërsa në Vlorë po punohet për rehabilitimin e venddepozitimit të vjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jaupaj nënvizon gjithashtu se investimet në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve synojnë krijimin e një sistemi të ri në rang kombëtar. “Po ndërtojmë një sistem të ri për të gjithë Shqipërinë, me një synim të qartë: më pak ndotje, më shumë riciklim dhe qytete më të pastra”, deklaron ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investimet në këtë sektor synojnë të përmirësojnë mënyrën e trajtimit të mbetjeve, të rrisin kapacitetet për riciklim dhe kompostim, si dhe të reduktojnë ndikimin e tyre në mjedis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?