VIDEO/ Nis prishja e ndërtimeve pa leje në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: I hapet rrugë rehabilitimit të zonës

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga operacioni për prishjen e shtesave të pallateve në Bllokun e Orizit në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se ka nisur prishja e ndërtimeve të shtuara në pallate, duke i hapur rrugë rehabilitimit të plotë të kësaj zone.

“Ka nisur prishja e shtesave të pallateve, duke i hapur rrugë rehabilitimit të plotë të Bllokut të Orizit në Vlorë”, shkruan Rama. Operacioni synon lirimin dhe sistemimin e hapësirave të zonës, në kuadër të ndërhyrjeve për rehabilitimin e Bllokut të Orizit.

Operacioni ka nisur nga Bashkia e Vlorës për prishjen e 25 objekteve, shtesave dhe ndërtimeve pa leje në zonën pranë bllokut të Tregut të Orizit. Ndërhyrja po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe Policinë Bashkiake, me asistencën e shërbimit zjarrfikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2578 (65.1%)
Jo 1384 (34.9%)

Vota totale: 3962